Joe Jonas dhe Sophie Turner i dhanë fund beqarisë në një kishëz në Las Vegas, në fillim të muajit maj. Menjëherë pas përfundimit të Billboard Music Awards, ata mblodhën miqtë që kishin aty dhe organizuan një mini dasmë, që duhej të mbetej sekrete, por Diplo vendosi ta transmetonte çdo gjë live në Instagram dhe kështu e mori vesh e gjithë bota.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E! News (@enews) on

Vendimi i Joe dhe Sophie paska qenë aq spontan dhe i papritur saqë as prindërit e tyre nuk ishin në dijeni të kësaj dasme. Së fundmi, në një intervistë në radio, Joe është shprehur se për ta kjo nuk ishte një ditë e rëndësishme duke qenë se dasma në Las Vegas ishte thjesht diçka spontane.

“Prindërit e mi kanë një restorant në Karolinën e Veriut dhe disa nga stafi shkuan t`u thoshin ‘Urime, e pamë’! Kështu e morën vesh edhe ata, duhet t`u kërkoja falje më pas”, -është shprehur Joe.

Këtë verë, Joe dhe Sophie pritet të organizojnë një ceremoni gjigante, sipas traditave, në Francë.