Nëse mendoni se të famshmit janë me fat që paparacët janë gjithë kohën duke i fotografuar dhe mund të shkrepin foto shumë të bukura që mund t’i postojnë në rrjetet e tyre sociale, e keni gabim. Nëse ata e bëjnë këtë gjë, mund t’u kushtojë shumë. Jennifer Lopez e ka bërë këtë gabim dhe po përballet me pasojat.

Nëse s’po kuptoni asgjë, po jua shpjegojmë. Nëse një VIP poston një foto të vetën të shkrepur nga paparacët, pa marrë lejen e tyre fillimisht, ata [VIP-at] mund të paditen për shkelje të të drejtave të autorit. Nëse ju kujtohet, në një shkrim ju kemi treguar se edhe Gigi Hadid është paditur jo një, por dy herë për publikimin e një fotoje të saj dhe një fotoje të Zayn, të cilat janë shkrepur nga paparacët (lexoni më shumë).

Tani është radha e J.Lo-së të përballet me akuzat. Para dy vitesh, këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet me Alex Rodriguez, të shkrepur nga Splash News. Çifti është fotografuar në rrugët e Nju Jorkut, të kapur përdore. Kjo media e ka paditur këngëtaren që ka përdorur një foto në pronësi të saj dhe tani kërkon një dëmshpërblim prej 150,000 dollarësh.

Fotoja për të cilën J.Lo është paditur

Në dokumetat e paraqitura në gjyq, të siguruara nga E!News, thuhet se fotografia ka cilësi vizuale dhe nga postimi i Lopez, ajo u bë e përdorshme edhe nga miliona njerëz që e ndjekin këngëtaren.

J.Lo nuk ka reaguar ende lidhur me këtë lajm.