Nëse dëgjoni “Rebelet” dhe shumë kujtime nga adoleshenca ju vijnë në mendje, nuk jeni të vetmit. Telenovela meksikane që fiksoi miliona njerëz në gjithë botën, pati fansat e saj të shumtë edhe në Shqipëri. Kurioziteti i njerëzve për të ditur më shumë për jetën e personazheve, edhe shumë vite pas telenovelës, është i madh. Dhe njëra prej protagonisteve më të dashura, Anahi, e cila nga shumë njerëz njihet ende me emrin e Mia-s, ka dhënë një lajm të ëmbël për fansat.

Në një kopertinë për revistën “Quien”, Anahi ka pozuar me barkun e rrumbullakosur duke treguar se është në pritje të ëmbël. Ajo kishte disa muaj pa postuar në rrjetet sociale dhe zgjodhi të rikthehej për të dhënë një lajm të tillë.

“Me shumë lumturi ndaj më ju këtë lajm të bukur. Faleminderit ‘Quien’ për këtë kujtim që do të mbetet përgjithmonë në jetët tona”, -ka shkruar ajo përkrah kopertinës ku ka dhënë lajmin e shtatzënisë.

Aktorja është gjithashtu nënë e një djali tre vjeçar, me të cilin ndan shpesh foto në rrjetet sociale.