Sigurisht, që pasojat e tërmetit të tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e së martës ndoshta nuk do të kalojnë për javë të tëra, por artistët janë angazhuar maksimalisht që të bëjnë organizime, evente apo ngjarje që ndoshta do t'i bëjnë sadopak të harrojnë apo të heqin mendjen nga kjo ngjarje e trishtë, me pasoja të pakthyeshme.

Pikërisht, është nisma e Inva Mulës, sopranos shqiptare me famë botërore që ajo tashmë e ka bërë publike edhe në rrjetet sociale. Artistja i fton të gjithë kolegët e saj që t'i bashkohen në atë që mund të konsiderohet një koncert mbi rrënoja në datë 7 dhjetor në Durrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inva Mula (@invamula) on

Qëllimi i këtij koncerti është grumbullimi i parave për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet e fundit në Shqipëri. “Të gjithë artistët në koncertin maratonë. Edhe unë. 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit”, shkruan ajo në profilin e saj zyrtar në Instagram.