Profesioni i gazetarëve është më i vështirë seç e mendoni. Ata duhet të informojnë të tjerët, pa treguar asnjë lloj emocioni personal. Por ndonjëherë ky mision i vështirë nuk mund të përcillet pa emocione subjektive, kur kemi të bëjmë me vdekje tragjike si ato të tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë në orën 03:55. Gazetarët kanë kryer në fakt një punë të jashtëzakonshme duke raportuar nga vendngjarja, të ngarkuar emocionalisht, por edhe me frikën si çdo qytetar se një tjetër tërmet mund ta godiste vendin.
Madje disa prej tyre edhe nga raportimet live, ose në studio kanë qarë pasi kjo situatë ka qenë tepër e vështirë. Në fakt ata na kanë prekur të gjithëve, duke na treguar se edhe ata përtej ekranit janë njësoj si ne: njerëz që ndjejnë dhimbjen e të tjerëve.
-Sonila Meço ishte ndër gazetaret që nuk mundi t'i mbante lotët, teksa lexonte emrat e viktimave të tërmetit që i mori jetën 51 personave.
-Gazetarja Klodiana Lala ka qenë menjëherë në krye të detyrës që në orët e para të mëngjesit të së martës. Ajo gjatë raportimit live ku tregonte se një pallat 6-katësh ishte rrënuar i tëri, nuk ka mundur të mbajë lotët.
-Një nga raportimet më prekëse ishte ai i Muhamed Veliut nga Thumana. Teksa tregonte se dy të rinjë ishin nxjerrë të pajetë nga rrënojat, gazetari nuk ka mundur të fshehë lotët dhe është shprehur se edhe kjo ishte një tronditje e fortë edhe për të.
-Zjarrëfikësi Arben Cara ka përlotur gazetaren Mirela Milorin, në emisionin “Historia ime”, pasi ai ka treguar sa i vështirë ka qenë operacioni i kërkim-shpëtimit për të, pasi nën rrënoja ishin familjarët e tij.
-Edhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu nuk i ka mbajtur dot lotët e ftuar në “Rai 1” teksa fliste për situatën e vështirë në Shqipëri. Ajo u shpreh se” Ky është një moment për reflektim, njerëzit vrapojnë pas famës, parasë e politikës, por në fund jemi të gjithë njësoj. Jemi mikroskopik para fatit, prandaj duhet të jemi më të mirë”.
View this post on Instagram
-Ndërkohë, moderatorit nga Kosova Alaudin Hamitit i ka ndodhur diçka prekëse në emisionin e tij “NIN”. Një grua e sëmurë me kancer ka telefonuar për të dhuruar 50 euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Kjo ndihmë e zonjës nga Peja e ka përlotur moderatorin që e ka pasur të pamundur të mbajë lotët.
View this post on Instagram