Një modele ruse e quajtur Ksenia Puntus është duke luftuar për jetën pasi ra nga dritarja e shtëpisë së të dashurit dhe u gjet orë më vonë, pothuajse nudo. Siç thuhet deri më tani, 21-vjeçarja ka rënë nga kati i tretë i apartamentit të të dashurit të saj, Andrei Bakov, i cili është nipi i regjisorit të famshëm Nikita Milhalkov.

Ajo është gjetur mes shkurreve nga një pastrues rrugësh, pasi kishte qëndruar e shtrirë përtokë për disa orë, në temperatura -5 gradë Celcius. Modelja, e cila ka pozuar për Russian Vogue dhe Tatler, pësoi dëmtime në kokë dhe kraharor, si dhe theu legenin, brinjët dhe këmbët.

Mikesha e saj, modelja Alesya Kafelnikova ka hedhur dyshime se ky mund të mos ketë qenë një aksident. Hetimet kanë filluar dhe i dashuri i Puntus është marrë në pyetje nga policia, si dëshmitar kryesor, duke qenë se në momentin që modelja është gjetur poshtë apartamentit të tij, ai ka qenë duke fjetur gjumë.