Fansat e Jennifer Lopez dhe Shakira-s janë në pritje të eventit të rëndësishëm të Super Bowl, ku të dyja do të performojnë. Që tani duket se ka lindur një luftë e heshtur mes fansave të të dyja palëve dhe diskutimi online se kush është artiste më e mirë duket se nuk ka fund. Madje, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re, i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.
Bëhet fjalë për një fustan të shkurtër rozë të cilin e kanë veshur të dyja, në periudha të ndryshme kohore. Jennifer e ka veshur fustanin gjatë një paraqitje në tapetin e kuq të American Idol, në vitin 2016. Ndërsa Shakira e ka veshur së fundmi, në cover-in e projektit të saj të ri muzikor.
Nëse postimi krahasues në fillim dukej si një postim i thjeshtë fansash, tani është shndërruar në një betejë mes tyre. Komentet kanë vërshuar dhe siç mund ta merrni me mend, çfarë s’thuhet!
Dikush thotë se J.Lo-së i duket më bukur sesa Shakira-s që e ka kombinuar me disa “qilima”. Ndërsa një tjetër ia kthen se Shakira i vesh “qilimat” përreth gjithë botës, ndryshe nga J.Lo që është një këngëtare lokale në SHBA. Komente të tilla ka pafund.
Ndërsa një fans që ka dashur të qetësojë gjakrat ka postuar se nuk është as Shakira, as J.Lo që e ka veshur e para këtë fustan. Pak kohë para Jennifer-it ka qenë këngëtarja Alesha Dixon që është shfaqur me këtë veshje.
Por askujt nuk i intereson, lufta është mes fansave të J.Lo-së dhe atyre të Shakira-s.