Ish-banorja e Big Brother Rike Roçi krejt papritur ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me kampionin shqiptar të boksit, Kristian Prengën. Në ditëlindjen e tij, Rikja ka vendosur të bëhet romantike duke e uruar atë publikisht me një foto ku shfaqen të dy të përqafuar.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”,-shkruan Rikja bashkangjitur fotos.

Për bukuroshen shqiptare që jeton në Itali shpeshherë është shkruar se është në një lidhje dashurie, mirëpo vetëm tani ajo e ka pranuar publikisht se kush ia ka marrë zemrën asaj.