Lajmi se Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias ishin bërë prindër për herë të tretë u bë i ditur pak ditë më parë nga vëllai i këngëtarit. Në një intevristë në radio, Julio Iglesias Jr e ka konfirmuar lajmin duke mos dhënë asnjë detaj më tepër. Sigurisht ekskluziviteti u takon prindërve.
Dje, Enrique ka publikuar foton e parë të bebushit të porsalindur që, siç kuptohet nga fjongoja rozë në kokë, është një vajzë.
“Rrezja ime e diellit. 30.01.2020”, -ka shkruar Enrique, duke bërë të ditur se e bija ka 2 javë që ka ardhur në jetë.
Kournikova nga ana tjetër, ka zgjedhur të njëjtin përshkrim për të dhënë lajmin, por dy foto të tjera. Një ku shfaqet vetëm me bebushen në sallën e lindjes.
Dhe një ku shfaqet edhe Enrique.
Për sa i përket emrit që çifti ka zgjedhur për të voglën, nuk dihet ende asgjë.
Rikujtojmë që këngëtari dhe tenistja kanë rreth 20 vite së bashku dhe janë munduar gjithmonë të qëndrojnë larg vëmendjes së medias. Ata u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të 2017-ës, kur erdhën në jetë binjakët Lucy dhe Nicholas. Edhe shtatzënia e parë e Anna-s është mbajtur sekrete dhe lajmi është bërë i ditur vetëm pasi binjakët erdhën në jetë.
View this post on Instagram
Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të tretë, vëllai zbulon lajmin
Surprizë, Enrique Iglesias bëhet baba për herë të parë
Enrique Iglesias dhe partnerja e tij na prezantojnë binjakët e posalindur