Drake u bë baba për herë të parë në tetor të vitit 2017. Djali i tij, Adonis erdhi në jetë më 24 tetor, në të njëjtën ditë kur ka lindur edhe këngëtari. Marrëdhënia e tij me të birin është diskutuar shpesh, duke qenë se fillimisht Drake ia mbajti të fshehtë botës faktin që aktorja e filmave për të rritur, Sophie Brussaux, kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre. Nga një debat që ai pati me reperin Pusha T, ky i fundit zbuloi se Drake ishte bërë baba, por po ia mbante botës sekret.

Më pas, vetë Drake e pranoi me anë të një kënge. Megjithatë, ai nuk kishte publikuar kurrë foto me të birin. Duket se koronavirusi e ka bërë këngëtarin më të ndjeshëm dhe në një postim në Instagram, ai ka ndarë për herë të parë foto me djalin 2-vjeçar të quajtur Adonis.

Madje, një prej fotove të postuara është një portret familjar, ku shfaqet edhe nëna e djalit të tij.

Drake e ka bërë gjithmonë të qartë që kurrë nuk ka pasur një lidhje të qëndrueshme me Sophie Brussaux, megjithatë po mundohet që për hir të të birit të mbajë marrëdhënie të mira edhe me të.

Në fotot familjare, ku shfaqen edhe prindërit e këngëtarit, ai ka shkruar disa fjalë zemre, nisur nga situata e vështirë e koronavirusit.

“E dua dhe më mungon shumë familja ime dhe miqtë. Mezi pres për ditën e lumtur kur të mundemi të bashkohemi”, -shkruante mes të tjerash Drake, në një shkrim të gjatë, ku u kërkonte ndjekësve të bëheshin të fortë përballë kësaj situate.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on