Ledri feston sot 34-vjetorin dhe Instagrami i tij është mbushur plot me urime. Me anë të një fotoje në profilin e tij, ai ka shpehur dëshirën e ditëlindjes dhe ashtu si çdo këngëtar ka uruar të kthehen sa më shpejt koncertet.
“Dëshira ime për këtë vit është të kthehen koncertet dhe t’ua shoh duart lart”, -ka shkruar ai në një foto të shkëputur nga një koncert.
View this post on Instagram
Nuk kishte si të mungonte as një urim sa partnerja e tij, Sara, e cila ka zbuluar me këtë rast edhe mënyrën si e thërret Ledrin me përkëdheli.
“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetët tona dhe isha shumë me fat që e ndava me ty. Paçim sa më shumë ditë të tilla! Gëzuar ditëlindjen burrit të cilin do të doja ta kisha gjithmonë në zemrën time #Culi”, -ka shkruar Sara.
Edhe Ledri i ka kthyer përgjigje duke e quajtur Culi.
View this post on Instagram
Ndërsa ne po vrasim mendjen se pse dita kur është shkrepur fotoja është një nga ditët më të lumtura në jetën e çiftit. Rikujtojmë që Sara dhe Ledri përliten se do të bëhen prindër, megjithatë ky lajm ende nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre.
Të kenë lidhje këto dy gjëra me njëra-tjetrën, vallë?!