Gigi Hadid ka preferuar ta mbajë private periudhën e shtatzënisë dhe deri tani s’kishim parë asnjë foto të modeles me barkun e rrumbullakosur. Dhe për t’u shuar kuriozitetin të gjithë njerëzve që kaq shumë e kanë kërkuar një foto të barkut të saj, Gigi ka dalë në një video live në Instagram.

S'mund ta mohojmë që shtatzënia e ka ndryshuar shumë modelen.

“Ky është barku im, njerëz! Është aty, vetëm se nuk duket shumë nga para,” –ka thënë modelja, teksa shpjegoi pse ka qëndruar larg vëmendjes këto kohë.

“Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme që po ndodh në botë. Kjo është arsyeja pse ndjeva se nuk është diçka që duhet ta ndaja me njerëz të tjerë, veç familjes dhe miqve të mi. Shumë njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, pastaj lëvizja Black Lives Matter... dhe prandaj mendova se prania jonë në rrjetet sociale duhej përdorur për këto kauza.”

Gigi shpjegoi gjithashtu se e ka marrë me qetësi këtë periudhë dhe nuk dëshiron që kur zgjohet të shqetësohet për t’u dukur bukur sepse i duhet të postojë diçka.

Supermodeja dhe partneri i saj, këngëtari Zayn Malik e kanë kaluar karantinën në fermën e tyre në Pensilvania. Vajza e çiftit pritet të vijë në jetë në shtator.