Edhe një tjetër dëshmi që koronavirusi nuk bën përzgjedhje! Ka qenë vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që përmes një postimi të pak minutave më parë në profilin e tij në Instagram ka bërë me dije faktin se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19!
Ai ka deklaruar se nga sot do të vijojë të punojë nga shtëpia me të njëjtin përkushtim për Tiranën, ndërsa jep edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.
View this post on Instagram
Ai shkruan:
"Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia
Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!
Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, shkruan Veliaj.