Deputeti i Partisë Socialiste dhe vëllai i producentit Turjan Hysko, Eljo Hysko, e ka kaluar rrezikun nga Covid-19. Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm, por, siç shkruan ai në një njoftim publik, situata ka qenë serioze.

Në një postim në Facebook, Eljo shkruan se virusi është i rrezikshëm dhe ka pasoja serioze.

Të dashur miq,

Ju falënderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes sime pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht, gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.

Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze, ndaj jua them nga zemra bëni kujdes, vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjienën personale.

Le t’u japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.