Katie Holmes tanimë ka një partner të ri! Aktorja dhe shefi i famshëm i Nju Jorkut Emilio Vitolo Jr. u panë kohët e fundit duke u shoqëruar në Big Apple dhe, natyrisht, lajmi ‘theu internetin’.

Në fillim të shtatorit, aktorja u fotografua duke pirë diçka me ekspertin e kuzhinës në Antique Garage në SoHo, e veshur me një jelek të hirtë dhe xhinse, ndërsa ai kishte veshur një bluzë dhe xhinse të bardha. Dyshja u panë duke qeshur gjatë gjithë takimit të tyre së bashku, duke nxitur spekulime se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri. Emilio është 8 vite më i vogël se Katie dhe nuk ka famën e saj, megjithatë ka shoqëri me shumë të famshëm.

Holmes është shumë diskrete për sa i përket jetës private. 41-vjeçarja ka një vajzë, Suri Cruise, me ish-burrin e saj, aktorin Tom Cruise dhe një vit më parë i ka dhënë fund lidhjes 6-vjeçare me aktorin Jamie Foxx.

Ndërsa lidhja me Emilio Vitolo Jr. është e para për aktoren që pas ndarjes nga Foxx.

Çifti u fotografua duke u puthur ndërsa ishte në Manhattan. Ata dukeshin të relaksuar teksa hoqën maskat e fytyrës për të shkëmbyer një puthje.

33-vjeçari është kuzhinier në Emilio’s Ballato në SoHo - një restorant i blerë nga babai i tij, Emilio Vitolo Sr. në vitet 1990. Në vitet e fundit, e gjithë familja Vitolo (babai, nëna dhe tre djemtë) i janë bashkuar restorantit.

“Është një angazhim shtatë ditë në javë,’ tha Emilio Jr kohët e fundit për InStyle. "Nëse do të bësh një restorant në mënyrën e duhur, gjithmonë duhet të jesh atje...”

Restoranti i tij është një vend i frekuentuar shpesh nga të pasurit dhe të famshmit, përfshirë Justin Bieber, Rihanna-n, Bradley Cooper, Lenny Kravitz, familjen Obama etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emilio Vitolo (@emiliovitolo) on