Chiara Ferragni dhe Fedez dhanë lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë, vetëm pak ditë më parë. Çifti postoi një foto të vëllait të madh, Leone-s që mbante në dorë ekografinë e bebit.
View this post on Instagram
Siç dokumentojnë gjithçka në rrjetet sociale, ata zbuluan edhe momentin kur e kishin marrë vesh për shtatzëninë, si dhe atë kur ua thanë familjarëve.
View this post on Instagram
Blogerja e famshme është në javën e gjashtëmbëdhjetë të shtatzënisë dhe ka ndarë herë pas here foto me barkun që ka filluar tanimë të bëhet i dukshëm.
View this post on Instagram
Mirëpo, mediat italiane kanë publikuar dje lajmin e zbulimit të gjinisë së bebit. Sipas të përjavshmes Oggi, që i ka kushtuar kopertinën çiftit Chiara-Fedez, fëmija i dytë i tyre është vajzë!
Ndërsa menjëherë pasi lajmi është shpërndarë me shpejtësi në mediat italiane, ka reaguar edhe Chiara me një postim, ku ka shkruar:
“Dhe gazetat që konfirmojnë lajme që s’janë konfirmuar kurrë nga ne... (si gjithmonë).”
Me siguri çifti po mendon ta zbulojë gjininë në një mënyrë origjinale, deri atëherë na mbetet të presim.
View this post on Instagram