Nicki Minaj dhe partneri i saj, Kenneth Petty mirëpritën fëmijën e tyre të parë më 30 shtator. Lajmin këngëtarja e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale 2 ditë më vonë, por nuk dha asnjë detaj rreth emrit apo gjinisë. Vetëm dje ajo ka zbuluar se është bërë nënë e një djali.
Nicki ndau disa mesazhe të ëmbla urimi nga disa prej miqve të saj të famshëm dhe shkroi:
"Faleminderit Queen B, Kim & Ye, Riccardo Tisci, Winnie, Karol dhe të gjithë ata që dërguan urime gjatë kësaj kohe. Kjo do të thotë botën për mua. Unë jam shumë mirënjohëse dhe e dashuruar me djalin tim. Çmendurisht e dashuruar. Djali im i preferuar në të gjithë botën.”
View this post on Instagram
Rreth 1 vit më parë, Nicki dhe Kenneth kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, ndërsa më vonë këngëtarja njoftoi largimin e saj nga muzika, për t’u përqëndruar te familja.
Lexoni edhe:
Këngëtarja e famshme mirëpret fëmijën e saj të parë