Supermodelja Karlie Kloss dhe bashkëshorti i saj Joshua Kushner kanë hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e tyre. People ka bërë të ditur se çifti di të krijojë një familje së bashku. Një burim i afërt me Kloss tha për median e njohur se modelja është shtatzënë dhe fëmija pritet të vijë në jetë vitin e ardhshëm.

"Karlie është shumë e lumtur që do të mirëpresë fëmijën e saj të parë në 2021-shin. Ajo do të jetë një nënë e mrekullueshme", -tha burimi.

Kloss dhe Kushner u martuan në tetor të 2018-ës, pasi gjashtë vjetësh të lidhur. Supermodelja e dha lajmin e fejesës në korrik të po atij viti:

"Të dua më shumë sesa kam fjalë për ta shprehur. Josh, ti je shoku im më i mirë dhe shpirti im binjak. Mezi pres ta kalojmë gjithë jetën bashkë. Do të të thosha ‘Po’, një milion herë", - shkroi ajo.

Kloss ende nuk e ka konfirmuar lajmin dhe nuk ka reaguar në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Karlie Kloss (@karliekloss) on

Modelja u përfol në media në fillim të kësaj jave kur mbështeti kanididatin për president të Demokratëve, Joe Biden. Vëllai i madh i Joshua Kushner është këshilltari i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, i cili është njëkohësisht edhe bashkëshorti i Ivanka Trump. Si Kloss dhe burri i saj janë liberal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Karlie Kloss (@karliekloss) on