Bes Kallaku feston sot 35-vjetorin dhe sigurisht që urimi më i veçantë nuk mund të vinte nga askush tjetër veçse nga Xhensila. Këngëtarja nuk është mjaftuar me një status për ta uruar publikisht Besin, por ka zgjedhur fjalitë më të ëmbla dhe fotot më të bukura për ta bërë edhe më special urimin e saj.

Në një sërë postimesh në Instastory, Xhensila shkroi:

“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje!

Sot ti feston 35 vjeç, por shpirti yt vazhdon të jetë 3,5 vjeç.

Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë për të tjerët dhe për veten mendon në fund.

Sytë më me dritë që kam parë.

Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë.

Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë!”

Këngëtarja ka ndarë edhe disa foto të papublikuara të Besit me Ajkën, e cila tani që është rritur pak është më e pranishme në rrjetet sociale të prindërve të saj.