Apple TV + dhe Mariah Carey kanë njoftuar se festat këtë vit do të mbërrijnë zyrtarisht me një prodhim epik të titulluar "Mariah Carey's Magical Christmas Special", që do të debutojë globalisht në Apple TV +, të premten, më 4 dhjetor.
Këngëtarja e "All I Want For Christmas Is You" ka ftuar një numër të madh yjesh të muzikës, përfshirë Ariana Grande-n, Jennifer Hudson, Tiffany Haddish, Billy Eichner, Snoop Dogg, Jermaine Dupri, Misty Copeland dhe Mykal-Michelle Harris, për të marrë pjesë.
ð??? pic.twitter.com/akd5SrE8ze
— Mariah Carey (@MariahCarey) October 9, 2020
Kënga dhe videoja e re muzikore e "Oh Santa!" këtë vit do të jetë ndryshe, pasi Carey do të performojë së bashku me Ariana Grande-n dhe Jennifer Hudson. Do të na duhet të presim deri më 4 dhjetor për të dëgjuar versionin e ri të këngës që pritet të shndërrohet në këngën më të dëgjuar të Krishtlindjeve të 2020-ës.
Në eventin special do të shfaqen edhe binjakët e Carey, Moroccan dhe Monroe.
Ready?? ð??ð??â??ï¸ð???ð?¼ð???#MariahsMagicalChristmas @AppleTV pic.twitter.com/paiK2tEL9w
— Mariah Carey (@MariahCarey) November 18, 2020
Burimi: CNN