Gentian Zenelaj ka rrëfyer me detaje përballjen e tij me Covid-19 dhe vështirësitë shëndetësore që kaloi gjatë atyre ditëve. Edhe më parë, ai ka treguar se për të nuk ishte aspak i lehtë kurimi, por në një intervistë për emisionin “Fitstation” me Çenkuela Hasën, Zenelaj ka thënë se frika e tij më e madhe ishte për familjarët dhe sidomos fëmijët, pasi mendonte se po i braktiste.

“E kalova vetë në kurriz, është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme. Nga një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra, më 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor. Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, -u shpreh Genti.

Aktori humbi të atin muaj më parë, pikërisht për shkak të Covid-19. Ai tha se gjatë kohës që i ati ishte shumë sëmurë, ka hyrë vetë në pavion dhe ka parë nga afër situatën në spital.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj)

“Kam pikëpyetjet e mia për shumë gjëra. Megjithatë unë jam koshient, sepse kur babai po kalonte një periudhë të vështirë unë hyra vetë në pavion. E kuptoj çfarë po ndodh dhe realisht nuk ka asnjë propagandë në botë që ma mbush mendjen çfarë po ndodh në spitalet tona. Unë mendoj që është një betejë e jashtëzakonshme dhe më beso në të dyja spitalet e Infektivit punojnë mjekët më të mirë shqiptarë. Sigurisht mes tyre punojnë dhe të korruptuar, siç ka kudo. Unë mendoj se spitalet tona i kanë ezauruar të gjitha kapacitetet. As ata nuk po na ndihmojnë ne dhe as ne nuk po i ndihmojmë ata. Shqiptarët duhet të binden se situata është shumë e rëndë dhe këtë e kuptova kur pas meje u sëmurë bashkëshortja dhe pashë vështirësinë në gjetjen e ilaçeve. Tmerr i madh është edhe gjetja e infermierëve për kurim në shtëpi”, -u shpreh Zenelaj.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë.