Arbenita Ismalji dhe Fero janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Modelja e dha lajmin në Instagram pak ditë më parë, edhe pse në media lajmi përflitej prej ditësh. Arbenita publikoi vetëm një foto, ku barku i dukej shumë pak.
Ndërsa orë më parë, ajo ndau edhe dy shkrepje të tjera, duke zbuluar se është në muajin e tetë të shtatzënisë. E veshur me një fustan të kuq dhe me pellush bezhë, barku i rrumbullakosur bie lehtësisht në sy, por nëse nuk do ta kishte treguar vetë se është në muajin e 8-të, nuk do ta kishim menduar kurrë.
View this post on Instagram
Arbenita nuk ka dhënë detaje të tjera rreth gjinisë apo kur do të vijë në jetë bebi. Çifti, siç kanë bërë me dije në rrjetet sociale, janë martuar në një ceremoni që mendohet të ketë qenë private. Ndërsa së shpejti do të jenë një familje e plotësuar.
View this post on Instagram