Jessie J ka konfirmuar se është në një lidhje të re, pak muaj pas ndarjes nga ylli sex simbol, Channing Tatum. Këngëtarja i ka zyrtarizuar gjërat në Instagram me të dashurin Max Pham Nguyen, në mënyrën më gazmore të mundshme. Pasi qarkulluan në internet fotot e tyre të kapura nga paparacët, ku ata shfaqeshin duke drekuar së bashku, Jessie ka mbetur e zhgënjyer nga ato foto dhe mendon se fansat meritojnë disa shkrepje më të bukura.
Duke qeshur me shkrepjet e paparacëve të Daily Mail, ku ajo dukej duke shtyrë një pirun të mbushur me sallatë në gojën e Max, Jessie tha se ajo dukej si një burrë plak, me një prerje të vjetër flokësh.
Kështu ajo publikoi një numër të mjaftueshëm fotosh me Max, që pa dyshim ishin shumë herë më të bukura se ato të publikuara nga Daily Mail.
"Pra... Max dhe unë menduam se ju meritonit disa opsione më të mira fotosh. Kështu që mund ta kurseni fshehjen në makina dhe shkurre... Sepse ... JO. Por ne qeshëm jashtëzakonisht shumë! Ps. Ai nuk është shoku im”, -ka shkruar Jessie duke iu referuar fotove te publikuara dhe fjalëve të shkruara në artikull, ku i referoheshin Max-it, si shoku i saj.
View this post on Instagram
Nuk dihet sa kohë kanë Jessie dhe Max së bashku, por në tetor, pasi u nda nga Channing Tatum për herë të dytë, ajo u tha fansave se ishte beqare. As Jessie dhe as Channing nuk e komentuan publikisht ndarjen e tyre.
Megjithatë, duket sikur këngëtarja po e shijon shumë lidhjen e re.