Një fragment nga libri me kujtime i Sharon Stone, "The Beauty of Living Twice", u publikua nga Vanity Fair, ku theksoheshin rrëfime tronditëse.

Në një nga incidentet shfrytëzuese të përshkruara nga Stone, një producent filmi, të cilit nuk ia përmend emrin, i kërkoi asaj të bënte seks me një koleg gjatë xhirimeve të filmit në mënyrë që të përmirësonte kiminë e tyre në ekran.

"Mendova se ata thjesht mund të kishin punësuar një aktor të talentuar, dikë që mund ta arrinte një skenë dhe të mbante mend fjalët e tij. Doja të më linin jashtë kësaj. Puna ime ishte të aktroja dhe kështu u thashë," -shkroi Stone.

Ajo gjithashtu tha se kjo nuk ishte hera e vetme që një producent i tha asaj të flinte me një koleg.

"Unë kam pasur producentë të tjerë në filma të tjerë që thjesht vijnë dhe të pyesin, 'Pra, a do bësh seks me të, apo jo?… Ti e di që do të shkonte më mirë nëse e bën’," -shkroi Stone.

Aktorja tha se ajo gjithmonë refuzonte, por që ky refuzim e bëri atë të konsiderohej "e vështirë". Në një pasazh tjetër, Stone shkroi se një nga ish-menaxherët e saj i tha se askush në industri nuk do ta punësonte sepse nuk ishte "seksi".

Ajo shkroi: "Unë nuk isha, siç u pëlqente të thoshin në Hollywood në atë kohë, seksi."

Aktorja e "Basic Instinct" diskutoi gjithashtu sjelljen e një regjisori anonim, të cilit ajo i referohej si një "kandidat #MeToo". Stone tha se drejtori donte që ajo "të ulej në prehrin e tij dhe të merrte drejtimin".

Kur ajo e refuzoi këtë, ai nuk pranoi të xhironte me të.

Sharon Stone tha se ajo ishte mashtruar në lidhje me skenën e saj të famshme në "Basic Instinct", në të cilën ajo shfaqet duke kryqëzuar këmbët pa të brendshme. Ajo rrëfeu se i dha një shuplakë regjisorit Paul Verhoeven, pasi kishte parë filmin për herë të parë.

"Më thanë: ‘Ne nuk mund të shohim asgjë! Kemi vetëm nevojë që të heqësh të mbathurat, pasi e bardha po reflekton dritën”, - shkroi Stone.

"The Beauty of Living Twice", do të dalë në treg më 30 mars.