Dje, Rihanna i është bashkuar një marshimi për ndalimin e urrejtjes aziatike në Nju-Jork. Këngëtarja ishte me maskë dhe syze dhe ishte vështirë ta dalloje se ishte pikërisht ajo. Pasi kanë bërë foto, një nga protestuesit donte ta etiketonte në një postim dhe iu afrua për t’i kërkuar emrin e saj në Instagram, sigurisht duke mos e kuptuar me kë po fliste.

Pa thënë asgjë, këngëtarja e shkroi emrin me mirësjellje, duke e lënë djalin të hutuar.

"Kjo je ti?!" ia ktheu ai. Ndërsa këngëtarja shpërtheu në të qeshura. Një klip që është bërë viral në rrjetet sociale.

Rihanna u bashkua me protestën duke u përzier me turmën dhe duke kërcyer nën muzikën që luhej në sfond. Ajo ishte bashkë me ndihmësen e saj, Tina Truong.

Krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur kohët e fundit, duke arritur kulmin në një incident muajin e kaluar, kur një person i armatosur qëlloi dhe vrau tetë njerëz në tre qendra të ndryshme masazhesh në Atlanta, Georgia. Nga tetë personat, gjashtë ishin gra aziatike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tina Truong (@teacuptina)