Ndërkohë që shumë njerëz të famshëm ndodh t’i telefonojnë vetë paparacët për të krijuar lajme në media, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë totalisht e kundërta. Ata kryesisht duan intimitet dhe fotot e të fundit të tyre duke u larguar një klub, të kapura nga paparacët, po shkaktojnë një dramë të madhe.

Sipas Page Six, klubi privat San Vicente Bungalows dëboi një anëtar javën e kaluar për shkak se një i ftuar i tij dyshohet se informoi paparacët për vendndodhjen e Justin dhe Hailey. Klubi madje bëri një njoftim zyrtar, duke thënë se ata duhej ta dëbonin anëtarin.

“Fotoja më poshtë qarkulloi në internet në fillim të kësaj jave. Brenda më pak se 24 orësh, ekipi ynë zbuloi se cili i ftuar ishte përgjegjës për njoftimin e paparacëve. Anëtari që e solli këtë të ftuar në klubin tonë tani është dëbuar”, -thuhej në njoftim.

San Vicente Bungalows është i njohur për privatësinë e rreptë dhe thuhet se ka dy rregulla shumë të forta për të cilat ata i kujtuan të gjithë në njoftimin e lartpërmendur.

- Asnjë foto/ video e çfarëdo lloji nuk lejohet në mjediset e klubit ose zonat përreth.

- Nuk lejohet asnjë postim në rrjetet sociale ose diskutim rreth klubit, anëtarëve të tij dhe mysafirëve të tyre, ose aktiviteteve të klubit.

Klubi gjithashtu bëri të qartë se anëtarët janë plotësisht përgjegjës për sjelljen e të ftuarve të tyre. Kjo do të thotë se nëse miku juaj vendos të telefonojë paparacët për Justin Bieber, ju do të dëboheni ose pezulloheni.

Burimi: Cosmopolitan