Ariana Grande është ylli i fundit që është përjetësuar në Madame Tussauds me një statujë dylli. Tani mund të themi se, më në fund, kemi një statujë që duket vërtet si ajo, pas shumë përpjekjeve të dështuara.

Të enjten, Madame Tussauds Hollywood zbuloi figurën e re prej dylli të këngëtares dhe të gjithë fansat mund të kenë tani mundësinë të bëjnë një foto me Ariana-n prej dylli.

"Ju e dëshironi? Ne e morëm. Ariana Grande ka mbërritur në Madame Tussauds Hollywood," shkruhej në njoftimin e muzeut të famshëm, duke përmendur fjalët që thuhen në këngën e saj, "7 Rings".

Statuja është e veshur me një bluzë ‘crop’ të zezë me dantellë, fund të ngjashëm me bluzën dhe një shall me pupla, e frymëzuar nga veshja që Grande mbante në videoklipin "Rule the World" me reperin 2 Chainz.

Statuja e yllit të popit është aq reale edhe në detaje, duke filluar nga gropëzat te faqet e deri te tatuazhet e gishtave.

Të gjithë e dimë që kjo nuk është statuja e parë prej dylli e Ariana-s. Në vitin 2019, Madame Tussauds London zbuloi statujën e saj të dyllit, por shumë fansa filluan të vinin në dukje atë që ishte shumë e qartë, që statuja nuk i ngjante aspak asaj.

SHUMË E QARTË:

Të mos flasim pastaj për këtë version:

Apo për këtë:

Po kjo?!   o.0