Ben Affleck u fotografua duke kaluar kohë me nënën e Jennifer Lopez, ndërsa po xhironte në një kazino në Las Vegas të mërkurën. Aktori 48-vjeçar dhe Guadalupe Rodríguez u fotografuan së bashku në Vegas, ku sipas Page Six, Affleck po xhiron dhe drejton një projekt të ri.
Kamera dhe rojet e sigurisë rrethuan çiftin ndërsa nëna 75-vjeçare e Lopez, po fliste me entuziazëm me Affleck. Nuk dihet nëse Rodríguez është e përfshirë në projekt apo thjesht po shoqëron dhëndrin e saj të ri. Ndërsa J.Lo nuk u pa në xhirime, por duket se nuk ishte nevoja që ajo të ishte e pranishme pasi marrëdhënia dhëndër dhe vjehrrë në këtë rast po shkon për mrekulli.