Britney Spears dhe i dashuri i saj Sam Asghari janë fejuar! Lajmin e konfirmoi menaxheri i Asghari-t, Brandon Cohen i BAC Talent në një deklaratë për CNN.
“Çifti e bëri zyrtare lidhjen e tyre të gjatë sot dhe janë thellësisht të prekur nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria e shprehur ndaj tyre," tha Cohen për CNN.
Spears postoi një video në llogarinë e saj në Instagram të dielën, duke treguar unazën e fejesës.
View this post on Instagram
Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për gati pesë vjet, u shfaqën në video duke qeshur dhe buzëqeshur, teksa Spears tregonte me krenari unazën duke theksuar sa shumë i pëlqente.
"Nuk mund ta besoj," e mbishkroi ajo videon me emoji unazash të shumta.
Edhe Asghari ndau një foto me Britney-n.
View this post on Instagram
Unaza është projektuar nga stilisti nga Nju-Jorku, Roman Malayev, sipas Cohen.
Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2016 kur Asghari mori pjesë në videon e Spears, "Slumber Party".