Tom Cruise dukej si një person tjetër, ndërsa ndiqte një lojë bejsbolli gjatë fundjavës, duke bërë që disa të spekulojnë se aktori i ishte nënshtruar ndonjë një operacioni plastik.

Aktori 59-vjeçar dukej më i fryrë se zakonisht ndërsa ndiqte ndeshjen e National League Division Series, të shtunën.

Fotografitë dhe videot e Cruise duke buzëqeshur në tribunë dhe duke ua bërë me dorë fansave teksa shijonte lojën, qarkulluan në internet dhe të shumtë ishin ata që vunë në dukje ndryshimin e tij në pamje.

"Çfarë ka ndodhur me ato faqe të fryra?" shkroi dikush në Twitter.

"Çfarë i ka bërë fytyrës, i njëjti mjek me atë të Wayne Newton?" shkroi një person tjetër.

“@TomCruise çfarë i ke bërë fytyrës tënde të mrekullueshme? U zhgënjeva shumë kur të pashë në tribunë! Ndalo me këto ndërhyrje në fytyrë të lutem,” -komentoi një fans

“Tom ka bërë diçka në fytyrë ose ka shtuar peshë. Por ky është Tomi ynë!”

"Çfarë dreqin po ndodh me fytyrën e tij? A ka pësuar një reaksion alergjik?"

Të tjerë mbrojtën aktorin, duke thënë se ai thjesht po plaket natyrshëm.

"Dëgjo, nuk më pëlqen Tom Cruise (fare), por më ka ardhur në majë të hundës me përdoruesit në Twitter që i gjykojnë njerëzit nga luhatjet e peshës së tyre. Njerëzit mund të fitojnë dhe humbin peshë, dhe s’ka ç’ju duhet!” dikush postoi në Twitter.

Ndërkohë, disa përdorues të tjerë të Twitter nuk besuan se njeriu në tribunë ishte aktori i famshëm, duke argumentuar se ishte një imitues.

Megjithatë, Cruise është i njohur për ndryshimet në pamjen e tij ndër vite.