Megan Fox pranon se nuk është aq e sigurt me trupin e saj sa mund të mendojnë disa.
Ylli zbuloi se vuan nga dismorfia e trupit, në një intervistë të fundit të përbashkët me të dashurin Machine Gun Kelly, për British GQ Style.
"Po, kam dismorfinë e trupit. Kam shumë pasiguri të thella," tha ajo.
"Ne mund të shikojmë dikë dhe të mendojmë: 'Ai person është kaq i bukur. Jeta e tyre duhet të jetë aq e lehtë'. Por me shumë mundësi ata nuk ndihen kështu me veten e tyre,"-tha ajo.
Dismorfia e trupit përshkruhet si një çrregullim i shëndetit mendor, në të cilin një person nuk mund të ndalojë së menduari për një defekt të perceptuar në pamjen e tij, sipas Klinikës Mayo. Çrregullimi mund të shkaktojë ankth dhe shqetësim, duke e bërë të vështirë funksionimin në situatat shoqërore dhe jetën e përditshme.
Fox nuk dha detaje mbi mënyrat në të cilat çrregullimi dismorfik i trupit ndikon tek ajo, por ajo ka diskutuar çështje të tjera të shëndetit mendor në të kaluarën, duke thënë se pothuajse arriti një "pikë kulminante" pas publikimit të Body Of Jennifer në 2009, sepse e gjeti veten vazhdimisht të seksualizuar në media.
"Nuk ishte vetëm ai film, ishte çdo ditë e jetës sime, gjatë gjithë kohës, me çdo projekt që kam punuar dhe me çdo producent që kam punuar," tha Fox në atë kohë.
Fox gjithashtu u hap për British GQ Style për lidhjen e saj të menjëhershme me MGK, pasi ata u takuan në mars të 2020-ës në xhirimet e filmit të tyre të publikuar së fundmi, Midnight in the Switchgrass.
Herën e parë që pashë sytë e tij, thoja:"Unë të njoh. Të kam njohur shumë herë, në shumë forma të ndryshme, në kaq shumë jetë të ndryshme ", -tha ajo.
"Duhet të jetë e lehtë, por ne mund të shkojmë dhe në ferr me njëri -tjetrin," shtoi MGK për lidhjen e tyre. "Është ekstazë dhe agoni me siguri ... Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se çdo gjë është perfekte me ne. Unë nuk thashë se është një përrallë..."