Kim Kardashian West tregon se vajza e saj e madhe, North, e ka për zakon të kritikojë dekorin e shtëpisë, sa herë që mërzitet dhe ka mosmarrëveshje me Kim.
Në një pjesë të re të Ellen Digital's Mom Confessions, ylli i Keeping Up with the Kardashians, zbulon se 8-vjeçarja North, të cilën e ndan me Kanye West, i thotë asaj se shtëpia e tyre është "e shëmtuar" gjatë një grindjeje.
Kardashian West e tha këtë, për t’iu përgjigjur pyetjes: ‘Cila është fjala më e keqe që të ka thënë North?'
"Sa herë që kemi një lloj mosmarrëveshjeje me vajzën time North," thotë themeluesja e SKIMS," ajo mendon se është një gjë që më mërzit, kur më thotë: 'Shtëpia është kaq e shëmtuar, është e gjitha e bardhë! Kush jeton kështu?' Ajo thjesht mendon se më ‘poshtëron’, sepse mua më pëlqen shtëpia ime".
Kardashian gjithashtu ndan vajzën Chicago 3 vjeç, dhe djemtë Saint 5, dhe Psalm 2, me reperin Kanye West.