Vajza më e madhe e Madonnës, Lourdes Leon, thotë në një intervistë të re se këngëtarja e famshme është një prind çuditërisht i rreptë.

"Mamaja ime është një fanatike dhe më ka kontrolluar gjithë jetën time," -tha 25-vjeçarja për Interview Magazine, të enjten. "Kisha nevojë të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme."

Leon, e cila punon si modele, tha se një nga mënyrat se si e gjeti pavarësinë e saj ishte duke paguar vetë për shkollimin e saj në kolegj dhe apartamentin në Nju-Jork, pavarësisht pasurisë së madhe të nënës së saj.

"Nuk marr asnjë ndihmë në familjen time. Natyrisht, unë u rrita me shumë privilegje. Nuk mund ta mohoj këtë. Por unë mendoj se nëna ime duke parë të gjithë fëmijët e tjerë të njerëzve të famshëm, tha: ‘Fëmijët e mi nuk do të jenë kështu’. Gjithashtu, mendoj se nëse prindërit tuaj paguajnë për gjërat, atëherë u jep atyre pushtet mbi ju,” –u shpreh Lourdes.

Leon tha se do të donte që një ditë të fitonte para bazuar në talentet e tjera të saj dhe jo vetëm me bukurinë e saj si modele. Ajo tha se ka talent në kërcim dhe këngë, edhe pse për këtë të fundit nuk është aspak e interesuar.

Leon duke modeluar për linjën e të brendshmeve, Savage X Fenty.