Paris Hilton dhe Carter Reum janë zyrtarisht të martuar!
Dyshja i thanë njëri-tjetrit “Po!’ në pronën e gjyshit të saj të ndjerë, Barron, në Bel-Air ditën e djeshme.

Festa do të zgjasë 3 ditë dhe do të pasohet me një karnavale të premten në skelën e Santa Monica dhe një mbrëmje me kravata të zeza të shtunën.

Trashëgimtarja 40-vjeçare pati disa ndryshime të veshjeve gjatë ditës së saj të veçantë. Ende nuk janë publikuar fotot, por Paris u kujdes të ndante një copëz nga pamja e saj me ndjekësit. Nga fotoja duket se fustani është me deklote të mbyllur dhe me detaje lulesh, nga marka Oscar De La Renta.
"Përjetësia ime fillon sot... 11/11 #ESapomartuar #PërgjithmonëHiltonReum", -shkroi ajo.
View this post on Instagram
Shoqërueset e nuses - Halle Hammond, Tessa Gräfin von Walderdorff (gruaja e vëllait të Parisit, Barron Hilton II), vajza e Kim Richard, Whitney Davis dhe vajza e Kyle Richards, Farrah Aldjufrie - kishin veshur fustane rozë të personalizuar nga Alice + Olivia.
Ata konfirmuan lidhjen e tyre në prill 2020 dhe u fejuan në shkurt. Tani që u martua, Hilton pret me padurim të krijojë një familje me Reum. Ajo tha në një intervistë se dëshiron të ketë fëmijë me Reum dhe tashmë po i nënshtrohej trajtimeve IVF.
Hilton ka qenë fejuar më parë me modelin Jason Shaw nga viti 2002 deri në 2003, trashëgimtarin grek të anijeve, Paris Latsis në vitin 2005 dhe së fundmi me aktorin Chris Zylka, në 2018-ën.