Fotot e familjes së Kryeministrit Edi Rama në Vatikan kanë bërë xhiron e rrjetit këtë të shtunë. Në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Vatikan, Kryeministri Rama, së bashku me bashkëshorten dhe djalin Zahon patën një takim të veçantë në Selinë e Shenjtë me Papa Françeskun.

Në shenjë mirënjohjeje, Kryeministri dekoroi sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Po ashtu, familja Rama vendosi lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i njohur si Papa Albani, si dhe në varrin e Gjon Palit II.

Gjatë takimit me Papa Françeskun, familja Rama bëri edhe shkëmbime dhuratash. Papa Françesku i dhuroi Kryeministrit shqiptar një basoreliev prej bronzi të Noes. Ai i dha atij gjithashtu dokumente papale, duke përfshirë mesazhin e këtij viti për Ditën Botërore të Paqes, dokumentin mbi Vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe të jetuarit së bashku, dhe vëllimin "Statio Orbis" të 27 marsit të 2020-ës duke kujtuar momentin e jashtëzakonshëm të lutjes gjatë izolimit pandemik në Itali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Në videon e shpërndarë në profilin zyrtar të Kryeministrit Rama, duket Papa Françesku duke shkëmbyer dhurata me familjen Rama dhe duke shpjeguar rëndësinë që kanë ato për Vatikanin.

Në shenjë simbolike, Papa i dhuroi edhe Zahos një dhuratë të veçantë, ndryshe nga ato që mori i ati. 

Duke i shpjeguar atë që fshihej në kutinë e veçantë të Zahos, Papa Françesku i kërkoi vogëlushit të kishte kujdes edhe për lidhësen e zgjidhur të këpucëve. 

Në shenjë mirënjohjeje, edhe Kryeministri Edi Rama i dhuroi Papa Françeskut një ikonë të 'Madonna dell'Avvento' dhe një ikonë të Shën Françeskut. Ai i dhuroi gjithashtu dy piktura dhe një letër nga At. Gjergj Fishta, shqiptar, poet, filozof dhe një prej shkrimtarëvë shqiptarë më të shquar të shekullit të 20-të.