Maya është e njohur si një prej personazheve që janë gjithmonë të hapur me publikun, edhe atëherë kur ky i fundit ka më shumë se duhet kureshtje për jetën private. Edhe këtë herë, e ftuar në “Glamour Zone”, Maya është pyetur edhe për ndërhyrjet estetike.  

Maya tha se nuk ka kryer kurrë operacione plastike, por ka bërë vetëm botoks, të cilin e aplikon një herë në një vit e gjysmë.

Dua t’ju them që merrni ndonjë qese plastike, hidhini silikon dhe do të shikoni a është me të vërtetë ashtu apo është ndryshe. Nuk kam kryer ndërhyrje kirurgjikale, vetëm pak botoks tek pjesa e ballit dhe syve, nuk bëj shpesh, bëj një herë në një vit e gjysmë.

Maya ka treguar se nuk ia kontrollon telefonin bashkëshortit të saj, pasi nuk e ka në tip. Megjithatë, kjo ka ndodhur vetëm njëherë.