Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, sot është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë sportisti nga profili i tij në Instagram, me një mesazh emocionues. Matin, emri me të cilin prindërit kanë pagëzuar vogëlushin, ka ardhur në jetë në të njëjtën ditë me të ëmën, ndaj edhe 27 nëntori do të mbetet një festë e dyfishtë sot e tutje në familjen Marku.

Faleminderit Zotit të Gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 nëntor. Mirë se erdhe në këtë jetë djali im Matin Marku, 27.11.2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat e një jetë sa më të lumtur! Babi me mamin do të duan pa kufij gjithmonë”, - shkruan Floriani në foton e parë pas lindjes së djalit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)