Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit, Donaldi dhe Triksa, duket se po kalojnë një krizë midis tyre.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në prime-n e BBV, Beatrix u shfaq e ngarkuar emocionalisht në dhomën e rrëfimit, duke u shprehur se ndjen një "ftohje" në sjelljen e Donaldit.
Ky i fundit ka shprehur shqetësimin se ka mungesë komunikimi nga ana e Beatrix, si dhe i ka cilësuar reagimet e saj si sjellje fëmije.
Pas përfundimit të spektaklit biseda e tyre na tregon një krisje në marrëdhënie, që shumë e vlerësojnë se po shkon drejt ndarjes.
“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, - i tha Donaldi.
“Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm”, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat: “Më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë.”
“Nuk jam unë as robot, as klloun, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.
“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj” - u përgjigj Beatrix.