Ylli i "Aquaman" Jason Momoa dhe partnerja e tij, aktorja Lisa Bonet, janë ndarë. Lajmin e dha vetë aktori përmes Instagramit të mërkurën.

“Të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese”, nisi deklarata e përbashkët e çiftit. “Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që po ndodhin. Dhe kështu Ne ndajmë lajmin se po ndahemi. Ne e ndajmë këtë jo sepse mendojmë se është e vlefshme për lajme, por që ndërsa vazhdojmë jetën tonë, ta bëjmë këtë me dinjitet dhe ndershmëri. Dashuria mes nesh vazhdon, evoluon në mënyra që dëshiron të njihet dhe jetohet. Ne e lirojmë njëri-tjetrin që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi.”

Postimi përfundonte me disa vargje poetike:

“Përkushtimi ynë është i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë. Duke u mësuar fëmijëve tanë se çfarë është e mundur. Të jetosh lutjen. Mbizotëroftë Dashuria.”

Momoa ka thënë se fillimisht ra në dashuri me Bonet përmes rolit të saj në "The Cosby Show", vetëm duke e parë përmes ekranit. Ata filluan të takoheshin në vitin 2005 dhe mirëpritën dy fëmijë së bashku, duke u martuar në një ceremoni të fshehtë në 2017-ën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jason Momoa (@prideofgypsies)