Në emisionin “Goca e Gra” mbrëmjen e kaluar, Armina Mevlani ka rrëfyer si rrallëherë pak nga jeta e saj private, duke folur për marrëdhënien me vjehrrën. Ajo pranoi  se marrëdhënia nuse-vjehrrë është shumë e rëndësishme që edhe çifti të shkojë mirë. Armina tregoi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Liri Berishën dhe e do si mamanë e saj.

“Unë kam qenë me shumë fat. Lili është një vjerrë shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon. Ne mundohemi që çdo fundjavë ta kalojmë me ata, kur kemi mundësi. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, -u shpreh ajo.

E pyetur nëse ndjen nuanca xhelozie nga ana e vjehrrës, Armina e mohoi kategorikisht.