Të tjera akuza kundër Adam Levine janë bërë publike nga dy modele të tjera, të cilat pretendojnë se këngëtari u ka dëguar mesazhe flirtuese në Instagram.
Menjëherë pasi pretendimet e Sumner Stroh - të cilat Levine i ka mohuar - u bënë virale, një grua e quajtur Alyson Rosef ndau mesazhet e saj të supozuara me këngëtarin e Maroon 5, përfshirë një që thoshte: "Nuk duhet të flas me ty e di [këtë] apo jo?”
Rosef pretendoi se kishte "shumë më shumë" mesazhe, por zgjodhi të mos i shpërndante sepse ato "nuk janë të përshtatshme" dhe ajo "nuk ndihej rehat duke postuar gjithçka".
"Shumë nga miqtë e mi e dinin dhe ata ishin të tronditur," tha ajo, duke shtuar, "Unë mendoj nëse ndonjë vajzë tjetër e ka përjetuar këtë me të ... Thjesht mendoj se ato duhet ta postojnë sepse ndihem shumë keq për gruan e tij dhe askush nuk e meriton këtë.”
Në një video tjetër, Rosef ndau një screenshot ku Levine supozohet se i thoshte se ishte fiksuar pas saj.
Rosef që atëherë i ka fshirë të dyja videot e TikTok.
Një grua tjetër, komediania Maryka, ndau në Story në Instagram mesazhet e supozuara me Levine, i cili edhe asaj i thoshte se ishte i fiksuar pas saj.
“A nuk je i martuar”, i ka shkruar Maryka, të cilës këngëtari dyshohet se është përgjigjur: “Po, por është paksa e komplikuar. Gjërat bëhen të vështira. Mund të ndahem.”
Levine nuk ka reaguar pas pretendimeve të dy influencueseve, por ai i mohoi akuzat e Stroh.
LEXONI EDHE:
Pas akuzave për tradhti reagon Adam Levine: E kalova kufirin, s’do ta bëj më kurrë