Pink mahniti në tapetin e kuq të American Music Awards 2022 me një fustan që vinte direkt nga gardëroba e një tjetër ikone muzikore. Këngëtarja rrëfeu se e kishte huazuar fustanin nga dollapi i Cher.

“Unë kam veshur Bob Mackie. Ky është nga dollapi i Cher. E pyeta nëse mund të huazoja pak Bob Mackie sonte,” tha Pink për Extra në tapetin e kuq, duke iu referuar fustanit të saj në ngjyrë të zi dhe ari, me një të çarë në kofshë dhe një rrufe zig-zag në pjesën e përparme.

"Unë po nderoj një legjendë," tha ajo, duke iu referuar Olivia Newton-John, të cilës i bëri homazhe duke performuar hitin e saj Hopelessly Devoted To You. “Në frymën e kësaj, unë duhet të nderoj edhe legjenda të tjera, dhe këta janë Cher dhe Bob Mackie”, tha Pink.

Stilisti legjendar 82-vjeçar qëndronte pas shumë prej krijimeve ikonike të Cher gjatë gjithë karrierës së saj.

I quajtur "fustani i tërmetit", stili me thekë është nga koleksioni i Mackie i vitit 1987.

Gjatë performancës së saj, Pink u ndërrua duke veshur një fustan me pupla dramatike që Mackie fillimisht e krijoi për turneun "Here We Go Again" të Cher.