Të gjithë e dimë që Instagrami nuk është jeta e vërtetë. Pjesa më e madhe zgjedhin të ndajnë vetëm momentet e bukura dhe gjërat jo të mira nuk i postojnë në rrjetet sociale, prandaj askush nuk duhet ta gjykojë dikë nga ato që poston.
Një shembull i kësaj është edhe Roza Lati, e cila ka ndarë në Instagram një rrëfim të sinqertë, nisur nga njerëzit që i komentojnë se “e ka në terezi”. Ajo ka folur për periudhën e vështirë dhe përballjen me ankthin, të cilin kësaj radhe nuk ka mundur ta menaxhojë.
“Për të gjithë ata që më shkruajnë që kam lindur për qejf, që e kam në terezi dhe bla bla bla… Tetori dhe nëntori kanë qenë dy muajt më të vështirë për mua psikologjikisht dhe fizikisht. Ti nuk e ke idenë sa rrija pa ngrënë bukë se më pritej oreksi nga stresi. Unë që e manovroj gjendjen e ankthit me meditimin te pemët… as pemët s’po më bënin më derman për ankthin që s’po më lëshonte. Kam qarë e qarë… një natë po e një natë jo…. Por të gjitha këto nuk mund t’i shprehesh në Instagram, se fundja secili ka hallet e veta. Por e rëndësishme ështe që… Puna aty është gjithmonë. Stresi aty është gjithmonë. Me çfarë ka shkruar Zoti nuk lufton dot. Thjesht shkëputu. Turn it OFF. Zhduku. Merr veten. Recharge. Trupi ynë, truri ynë, janë tempulli që ne nuk e ndërrojme dot kurrë. Dhe duhet të kujdesemi. Boll me inbox-e idiote dhe xhelozie. Shkruaj një “e meriton o Roza” dhe jemi në rregull. Ose nëse s’ke koment të mirë, mos shkruaj fare”, -përfundon Roza.
View this post on Instagram
Në fund, Roza u drejtohet atyre që bezdisen se janë të lirë t’i bëjnë unfollow. Dhe në fakt, kjo është gjëja më e thjeshtë dhe më e mirë për t'u bërë sesa të thuash diçka negative!