Një dasmë e organizuar në "Big Brother VIP" si një lojë solli puthjen e parë në buzë me Luizit dhe Kiarës. Ajo u pasua më pas me puthje të tjera dhe duket se më në fund ata kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Por, një gjë për të cilën jemi të gjithë kuriozë është se si e ka pritur familja e Kiarës këtë gjë? Pasi moderatorja shpesh është shprehur "në merak" për mendimet e tyre.

E ftuar në "Shqipëria Live" ishte sot kushërira e Kiarës e cila u shpreh se puthja e tyre ishte ndër më të ndjerat e formatit. Sipas saj, Kiara nuk po luan me Luizin dhe e ka ndjerë plotësisht atë.

Duke u ndalur te familja e Kiarës ajo u shpreh:

"Ata kanë besim te Kiara dhe ajo pjesën më të madhe të vendimeve i ka marrë vetë. Familja e saj është tolerante dhe e shëndetshme dhe e kanë pasur parim lumturinë e saj. E para nuk kanë çfarë të paragjykojnë se Kiara është treguar shumë e matur aty brenda. Dhe e dyta, nëse Kiara do të krijojë diçka është një vajzë e rritur dhe Luizi është parë shumë real ndaj asaj që po i ofron Kiarës. Dhe nëse Kiara është e lumtur me atë gjë edhe familja e saj do jetë shumë e lumtur."