Pjesëmarrja e Stresit në "Big Brother VIP Kosova" ishte një surprizë për të gjithë pasi ai kishte deklaruar më parë se nuk do bëhej kurrë pjesë e një formati të tillë.
Dhe le të themi se rrugëtimi i tij nuk ka qenë aq i lehtë. Madje, para pak javëve ai kërkoi të largohej por ndryshoi mendim. Disa media në Kosovë kanë raportuar se babai i reperit, Sali Lushaj, ka kërcënuar produksionin.
Gjë që është hedhur poshtë nga moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, Alaudini është pyetur se“Përse nuk e padit babanë e Stresit që të ka kërcënuar edhe me këtë ta largoni Stresin jashtë tani pa problem? Atëherë shikohet Bigu”.
Alaudini është përgjigjur menjëherë duke sqaruar se këto spekulime nuk janë aspak të vërteta.“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për BB, por ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”– shkroi ai.