Pasi fansat vunë në dyshim miqësinë mes Selena Gomez dhe BFF-së së saj Raquelle Stevens pas publikimit të dokumentarit "My Mind & Me" të këngëtares, Raquelle më në fund ka thyer heshtjen.

Shoqja e ngushtë e Selena Gomez, dëshiron t'ju tregojë diçka që nuk e dini.

Tre muaj pas publikimit të këngëtares—i cili shfaqte edhe miqësinë e Selenës me autoren e "Sunshine Mind"—Raquelle më në fund po u përgjigjet kritikëve.

"Sa herë që bëni diçka publike në jetë, ju jeni subjekt i opinioneve të njerëzve të tjerë," tha Raquelle gjatë një paraqitjeje në podkastin "Chicks in the Office". "Thjesht nuk do të shkosh atje nëse nuk je i gatshëm të jesh në gjendje të përballosh komentet, por gjëja më e madhe për mua ishte se dokumentari ishte një vepër e bukur dhe e mrekullueshme që Selena e ndau pa filtra me botën."

Siç theksoi 30-vjeçarja, "Ishte historia e saj e jetës dhe pjesë e asaj që u përfshi në atë dokumentar ishte miqësia jonë, e cila është e veçantë dhe e sinqertë dhe e vërtetë".

Menjëherë pas publikimit të dokumentarit në nëntor 2022, Raquelle u përball me kritika nga fansat në Internet, të cilët e quajtën "mospërfillës" dhe "kontrolluese" gjatë ndërveprimeve të tyre.

Por për Raquelle, lidhja e saj me yllin e muzikës botërore shkon përtej asaj që fansat mund të shihnin.

"Unë mendoj se ajo që është një kujtesë e mirë është se kur njerëzit shohin video nëpër Instagram, TikTok, ose kur shihni një dokumentar, ju po merrni një pamje të vogël në jetën e dikujt, nuk po shihni foto e plotë”, vazhdoi ajo. "Dhe e vërteta është se ne kemi pasur një miqësi që ka zgjatur një dekadë sepse është e vërtetë, është e sinqertë dhe unë jam shumë mirënjohëse për këtë."

Për Raquelle-n, të reagosh kundër kritikave është mjaft e thjeshtë, pasi ajo shpjegoi se paqja e saj e brendshme është mjaft e palëkundur.

"Kur jeta juaj e brendshme është e fortë dhe jetoni një jetë me integritet, ju flini të qetë çdo natë," vuri në dukje ajo. "Dhe nuk ka rëndësi se me çfarë përballeni, çfarë kaloni - ka një paqe që vjen me të jetuarit e një jete me integritet, dhe kështu unë jam vërtet e sigurt në atë që jam. Unë e di çfarë shoqeje jam."