Jo të gjithë mund ta harrojnë atë kiminë e mrekullueshme të tapetit të kuq mes Oscar Isaac-Jessica Chastain.

Por në anën tjetër të spektrit, janë Reese Witherspoon dhe Ashton Kutcher, yjet e komedisë së re romantike të Netflix, "Your Place or Mine". Kimia ose më mirë mungesa e kimisë mes tyre në tapetin e kuq rrëmbeu aq vëmendje, sa edhe gruaja e Kutcher, Mila Kunis, mendon se të dy duken "të çuditshëm" së bashku.


Witherspoon zbuloi këtë gjë në një intervistë për "Today". "Ajo madje na dërgoi email mbrëmë," tha Witherspoon për Kunis. "Ajo thotë, 'Ju djema dukeni kaq të çuditshëm në tapetin e kuq së bashku'."

Por ndoshta kjo është ngathtësia që vjen me pozimin për foto me burrin e mikeshës suaj pas bashkimit për një romancë-komedi. Witherspoon dhe Kunis kanë qenë shoqe prej vitesh, por ajo dhe Kutcher u lidhën mes skenave të tyre të dashurisë.

“Është thjesht argëtuese, sepse kur e njeh një person të dashur për aq shumë kohë, ishte thjesht kënaqësi të njihje një tjetër njeri të rëndësishme të saj, sepse unë e kam dashur atë për kaq shumë kohë”, tha Witherspoon. "Ai është shumë profesionist. Ai është djali më gallat. Ne u argëtuam shumë."