Pasi mohoi lajmet e një flirti të mundshëm mes saj dhe Neymar, Fero ka publikuar sot një foto me Arbinitën. “Momentet me të”, ka shkruar Fero në mbishkrimin e foto ku shihet përkrah Arbenitës. Në foto e realizuar në një pasqyre në ashensor, të dy shihen të veshur me shumë stil dhe në formë të mirë.


Arbenita dhe Fero kanë qenë kryefjala e mediave rozë muajit e fundit mes dyshimeve se janë ndarë.  Dyshimet për ndarjen e çiftit nisën pasi Arbenita publikoi një video përmes të cilës zbuloi se ylli brazilian i futbollit Neymar i kishte dërguar një mesazh në Instagram. Në fakt, bëhet fjalë thjesht për një emoji të një fytyre me zemra të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes, sipas asaj që kuptojmë nga "screenshot-i" i Arbenitës.

Fansat vunë re më pas se Fero dhe Arbenita nuk ndiqeshin në Instagram dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin. Pas kësaj, erdhi reagimi i reperit i cili u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Më tej u shpreh se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.

“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur,”-tha Fero.

Pasi u la i lirë nga paraburgimi disa ditë më parë, reperi publikoi edhe mesazhin që Neymar i dërgoi Arbenitës duke treguar se ajo jo vetëm nuk i ka kthyer përgjigje por as nuk ia ka pranuar kërkesën.