Mbështetja e Luizit është bërë në shumë forma në rrjete sociale. Por së fundmi bëhet fjalë pë diçka më konkrete.
Një GoFundMe është krijuar në emër të tij, që njerëzit të kontribuojnë me para për banorin e “BBVA”.
Thuhet se llogarinë e ka hapur Sokol Tahiri, kunati i Luizit, i cili e ka postuar linkun në Instastory.
“Përshëndetje të gjithëve! Pas kërkesave të shumta dashamirëse nga të gjithë fansat e Luizit, kemi hapur këtë GoFundMe për Luizin, që menaxhohet nga familjarët e tij”, shkruhet në postim.
Pas përhapjes së lajmit ka patur një reagim negativ nga ndjekësit të cilët e quajnë të tepërt, pasi GoFundMe përdoret për çështje bamirësie për fatkeqësi/tragjedi të ndryshme, zakonisht për të mbledhur para në raste emergjente.
Për të zbuluar më shumë rreth reagimeve klikoni në postimin e mëposhtëm:
View this post on Instagram