Shkaktoi reagime të shumta, pjesa më e madhe e të cilave ishin negative, një GoFundMe i krijuar në emër të Luiz Ejllit, që njerëzit të kontribuojnë me para për banorin e “BBVA”.

Llogarinë e ka hapur kunati i tij Sokol Tahiri, dhe mbështetej nga nëna dhe motra e Luizit.

Përshëndetje të gjithëve! Pas kërkesave të shumta dashamirëse nga të gjithë fansat e Luizit, kemi hapur këtë GoFundMe për Luizin, që menaxhohet nga nëna e Luizit(Angjelina) dhe motra e tij(Ina)”, shkruhet në llogari.

Mirëpo, njerëzit e cilësojnë të tepërt pasi GoFundMe përdoret për çështje bamirësie për fatkeqësi/tragjedi të ndryshme, zakonisht për të mbledhur para në raste emergjente.

Sot, në faqen e Luizit në Instagram që menaxhohet nga mikesha e tij Jurgena, është publikuar një status ku shkruhet:

"Sqarim:
GoFundMe është një Platformë Amerikane, dhe është platforma më transparente e mbledhjes së fondeve për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj Familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje per fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë."